Artikuj te ndryshem nga shtypi ditor
Avatari i antarit
User

V | a G r a

Poste

14167

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Tetor 19, 2004 5:31 am

Vendodhja

Pr!sht!n

[ KRONIK E ZEZ ] - Vdesin dy dhe lëndohen tre persona

nga V | a G r a » E Djelë Shkurt 08, 2009 3:17 pm

Jan shtuar aksidentet vrasjet , vetvrasjet dhe gjanat e kqija ... tema mbetet si mjet informimi per gjitha kto raste , me shpres te mos i ndodh askujt por nese ndodhin ktu jemi tju informojm .

Imazh

e diel , 08 shkurt 2009

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta trupore në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit. Policia njofton se rreth orës dy të mëngjesit në rrugën Drenas-Komoran në fshatin Zabel i Ulët ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve në lëvizje. Automjetit Wolsvagen Golf me ngasës G.N është ndeshur me automjetin e ndihmës së shpejtë të ambulancës së Qendrës së Mjekësisë Familjare të Skënderajt. Automjeti i ndihmës së shpejtë ishte duke bartur një pacient, i cili pas aksidentit ka vdekur. Për këtë rast policia deri tash nuk ka arrestuar asnjë person.

Burimi i Lajmit KTV
Modifikimi i fundit nga V | a G r a më E Premte Shkurt 27, 2009 3:20 pm, modifikuar 1 herë ne total.
Avatari i antarit
User

Clavicula

Poste

9460

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Shtunë Qershor 30, 2007 11:24 pm

Vendodhja

East Center

Re: Vdesin dy dhe lëndohen tre persona

nga Clavicula » E Djelë Shkurt 08, 2009 3:43 pm

kerre te mira e te shpejte rruge katastrof, qetu o problemi ma i madh i joni.
mi gra ma kadale kerkush nuk mytet! m'dhimen ata qe qellojn ne kerr e nuk j on tu vozit se shoferat zakonisht e lypin!
Avatari i antarit
User

V | a G r a

Poste

14167

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Tetor 19, 2004 5:31 am

Vendodhja

Pr!sht!n

Re: Vdesin dy dhe lëndohen tre persona

nga V | a G r a » E Djelë Shkurt 08, 2009 4:59 pm

Polici, me gjashtë shokë merr peng një adoleshent

Imazh

Shtatë persona, mes tyre një oficer policie, janë bërë protagonistët e një pengmarrjeje në Tiranë. Edhe pse kishin nisur vetë një konflikt, ata nuk e kanë falur një 18-vjeçar, i cili donte të mbronte nderin e familjes, por e kanë rrëmbyer me një makinë. Fati i mirë i adoleshentit ka qenë se banorët e zonës kanë parë gjithë skenën dhe kanë njoftuar policinë. Kështu, uniformat blu kanë mundur të gjejnë rrëmbyesit në një makinë, teksa udhëtonin pranë Urës së Farkës.

Sipas policisë, për këtë ngjarje është njoftuar në sallën operative rreth orës 14:00 të së mërkurës. Një banor i fshatit Petrelë ka deklaruar për policinë se disa persona kishin rrëmbyer me makinë një 18-vjeçar. Madje, telefonuesi ka treguar se disa prej tyre ishin larguar me makinën “Land Rover”, me targë TR 3060 M, në të cilën ishte futur me dhunë edhe adoleshenti Klevis Kadiu. Menjëherë, shërbimet e policisë kanë vlerësuar këtë telefonatë dhe targën e makinës ua kanë dhënë gjithë shërbimeve të policisë. Sipas të dhënave, pa kaluar as gjysmë ore, makina është vënë re nga shërbimi i qarkullimit rrugor, pikërisht te vendi i quajtur Ura e Farkës. Uniformat blu të policisë rrugore i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit të hapte krahun dhe kanë kërkuar dokumentet e makinës. Sipas të dhënave hetimore, mjeti drejtohej nga Endrit Qordja, 18 vjeç, i cili ia kishte marrë makinën të atit, Hysni Qordja. Ndërsa në vendin e parë të mjetit ndodhej Robert Luzi, 22 vjeç. Ky person u ka tërhequr vëmendjen dy punonjësve të policisë rrugore, pasi u ka deklaruar se ishte punonjës policie në Komisariatin Nr. 4. Më pas, ai është prezantuar duke nxjerrë edhe dokumentin e punës. Ndërsa në pjesën e pasme të makinës ndodhej Armando Disha, 24 vjeç, Ernaldo Matraxhi, 18 vjeç dhe pengu. Por, me gjithë këmbënguljen e punonjësit të policisë, shërbimet rrugore nuk e kanë lejuar makinën të shkonte më tej. Pa kaluar shumë kohë, ato janë përforcuar edhe nga shërbime të tjera të rendit, të cilat kanë bërë të mundur shoqërimin e pesë personave, bashkë me të rrëmbyerin, për në ambientet policore.

Kur është bërë i mundur lirimi i pengut, policia e ka marrë në pyetje atë, i cili ka treguar se katër personat që e shoqëronin janë ndihmuar edhe nga tre të tjerë. Në këto kushte, grupi hetimor ka identifikuar edhe bashkëpunëtorët, Florian Teqja, 17 vjeç, Klodian Çakmashi, 20 vjeç dhe Armando Durishti, 17 vjeç. Edhe këta tre persona janë shoqëruar në polici, duke u akuzuar për rrëmbimin e 18-vjeçarit Klevis Kadiu. Pasi janë shoqëruar të gjithë personat në komisariat, grupi i punës, i drejtuar nga krerët e Policisë së Tiranës, kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje. Nga të dhënat e para është mësuar se konflikti, fillimisht kishte ndodhur mes Kadiut dhe Florian Teqjas. Burimet policore thanë se ky i fundit i kishte ngacmuar motrën Kadiut, ndërsa 18-vjeçari duke e njohur Florianin i kishte kërkuar që të mos e kryente më një veprim të tillë. Në këto kushte, debati kishte kaluar në konflikt dhe Klevisi e kishte goditur. Por, Teqja ka thirrur për këtë ngjarje gjashtë persona të tjerë, me të cilët ka lidhje gjaku dhe shoqërie. Bashkë me ta kanë organizuar marrjen peng, duke e kërcënuar se do ta vrasin. Madje, nga dëshmia e Kadiut, kanosje i është bërë edhe në momentin që policia ka ndaluar makinën, si edhe gjatë shoqërimit në polici që të mos tregonte se çfarë kishte ndodhur.

Sikur të mos kishin mjaftuar gjithë këto veprime, punonjësit e policisë kanë mbetur të shtangur kur janë përballur edhe me kolegun e tyre. Nga hetimet mësohet se menjëherë është kërkuar edhe bashkëpunimi i Drejtorisë së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Madje, kjo drejtori ka kërkuar menjëherë arrestimin e këtij punonjësi policie, i cili nuk e ka pranuar akuzën dhe është shprehur se thjesht do të sqaroheshin për mirë me 18-vjeçarin. Megjithatë, për shtatë protagonistët e ngjarjes është vendosur arrestimi në flagrancë për veprat penale të heqjes së paligjshme të lirisë dhe kanosjes, të kryera në bashkëpunim.

Të arrestuarit

Robert Ferit Luzi, 22 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Shëngjergj, Tiranë, punonjës policie në Komisariatin Nr. 4

Armando Hasan Disha, 24 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, me arsim të mesëm, i padënuar

Ernaldo Bujar Matraxhi, 18 vjeç, banues në rrugën “Sadik Petrela”, me arsim të mesëm, i pa dënuar

Florian Arben Teqja, 17 vjeç, banues në Mullet, me arsim të mesëm, i padënuar

Endrit Hysni Qordja, 18 vjeç, banues në rrugën “Ali Demi”, me arsim të mesëm, i padënuar

Klodian Skënder Çakmashi, 20 vjeç, banues në Priskë, me arsim tetëvjeçar, i padënuar

Armando Shyqyri Durishti, 17 vjeç, banues në Mullet, me arsim tetëvjeçar, i padënuar.

Kodi: Selekto të gjithë
Burimi i Lajmit :
http://www.albaniasite.net/aktualitet/polici-me-gjashte-shoke-merr-peng-nje-adoleshent.html
Avatari i antarit
User

V | a G r a

Poste

14167

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Tetor 19, 2004 5:31 am

Vendodhja

Pr!sht!n

Re: Vdesin dy dhe lëndohen tre persona

nga V | a G r a » E Djelë Shkurt 08, 2009 5:03 pm

Fier, fëmija vetëvaret për 200 lekë, e shpëtojnë fqinjët

Imazh

Një 13-vjeçar nga qyteza e Roskovecit ka tentuar të vetëvaret pasi debatoi me të ëmën, së cilës i kishte harxhuar lekët e celularit. Ngjarja është regjistruar dje paradite, rreth orës 10:00. Sipas burimeve zyrtare policore mësohet se Renato S., 13 vjeç, lindur dhe banues në Roskovec, pas një debati me të ëmën, ka varur veten në litar. Shkak i debatit mësohet të jetë bërë përdorimi i aparatit celular të mamasë nga 13-vjeçari. Minoreni ka shpenzuar nga telefoni i nënës shumën e 200 lekëve të reja. Pasi ka konstatuar këtë shpenzim, e ëma i ka folur rëndë të birit dhe më pas është larguar për në dyqanet e qytetit. I zënë në faj, 13-vjeçari, nxënës i klasës së tetë, ka pritur largimin e nënës dhe është futur në banjë me një litar që gjeti në oborrin e shtëpisë dhe një karrige. Ai ka arritur të lidhë litarin në një lartësi të konsiderueshme dhe duke përdorur karrigen ka futur kokën në lakun që kishte bërë vetë. Për fat të mirë, në momentin që fëmija ka shtyrë karrigen dhe është varur në litar, pranë dritares së banjës ka qenë duke kaluar fqinja e tij, e cila e tërhequr prej zhurmës së rrëzimit të karriges ka parë djalin të varur në litar. Menjëherë ajo ka hyrë në banesë dhe e ka shkëputur vogëlushin nga litari. Më pas, fqinja ka thirrur bashkëshortin dhe së bashku me të kanë transportuar fëmijën në spitalin e qytetit të Fierit. Mjekët e spitalit thanë se 13-vjeçari, nga tentativa e vetëvarjes, ka pësuar disa dëmtime në qafë, por që fatmirësisht nuk i shkaktojnë asnjë rrezik për jetën. Ndërkohë, në spitalin e Fierit ka shkuar edhe një psikologe, e cila ka biseduar me djalin pasi ai ka marrë veten. Ishte psikologia ajo që mësoi shkakun e tentativës së vetëvrasjes.

Kodi: Selekto të gjithë
Burimi i Lajmit :
http://www.albaniasite.net/aktualitet/fier-femija-vetevaret-per-200-leke-e-shpetojne-fqinjet.html
Avatari i antarit
User

V | a G r a

Poste

14167

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Tetor 19, 2004 5:31 am

Vendodhja

Pr!sht!n

Re: Vdesin dy dhe lëndohen tre persona

nga V | a G r a » E Premte Shkurt 27, 2009 3:18 pm

Tiranë, grabitje me armë në një pikë këmbimi valutor

Imazh

Nje grabitje me arme ndodhi rreth ores 14.00 ne nje pike kembimi valutor prane ushtarit te panjohur ne Tirane. 2 persona ende te paidentifikuar te pajisur me arme zjarri dyshohet se kane grabitur nje sasi te konsiderueshme prej rreth 25 mije euro dhe jane larguar nga vendi i ngjarjes.

Burime zyrtare te policise se shtetit bene te ditur per “Alsat”, se menjehere ne vendin e ngjarjes kane mberritur efektivat e policise dhe kane nisur hetimin per identifikimin dhe kapjen e autoreve. Kjo eshte grabitja e dyte brenda javes ne kryeqytet, kur pak dite me pare dy persona plagosen nje punonjese ne piken e kembimit valutor.

Burimi i Lajmit ALSAT
Kodi: Selekto të gjithë
http://www.alsat.tv/lajme/lajme_nga_vendi/tirane_grabitje_me_arme_ne_nje_pike_kembimi_valutor_200902277887/



Një djalosh 20 vjeçar gjendet i vdekur në kanal uji në Fortesë

Njezet vjeçari, Përparim Malush Fetoshi, nga fshati Fortese, i komunës se Rahovecit, është gjetur i vdekur pranë rrugës së asfaltuar Prizren-Gjakovë, jo larg mullirit ”Silosi”, në një hendek të mbushur me ujë bënë të ditur zëdhënësi i policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha.
Njësite të policisë patrulluese tha ai kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërkohë kanë arritur edhe hetues rajonal dhe të krimteknikës me ç’rast kanë kryer procedurat e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Policia me ndihmën e qytetarëve e kanë bërë identifikimin e kufomës, ndërsa mjeku ligjor në vendin e ngjarjes nuk ka vërejt gjurmë të dhunës në trupin e viktimës e cila është transportuar për autopsi shtoi togeri. Pas hetimeve fillestare policia ka kuptuar se viktima ishte me të meta mentale dhe se shpesh herë kishte lëvizur në ato rrugë në çdo kohë. Viktima kishte jetuar i vetëm në shtëpinë e tij në fshatin Fortesë te Rahovecit thotë togeri Berisha.

Burimi i Lajmit RTK
Kodi: Selekto të gjithë
http://www.rtklive.com/?newsId=32647
Avatari i antarit
User

Ex King

Poste

34

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Enjte Maj 07, 2009 6:04 pm

Re: [ KRONIK E ZEZ ] - Vdesin dy dhe lëndohen tre persona

nga Ex King » E Premte Maj 22, 2009 2:46 pm

Gjashtë persona të lënduar rëndë në një aksident trafiku në Veternik të Prishtinës

Përmes një komunikate për opinion Policia e Kosovës ka njoftuar se sot (21.05.2009) rreth orës 08:30 në magjistralen Prishtinë - Ferizaj në hyrje të lagjes Veterniku –respektivisht në rrugën “Shaip Kamberi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku me ç’ rast janë lënduar rëndë gjashtë (6) persona.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në këtë aksident kanë qenë të përfshirë katër automjete :

Vetura Nissani ngjyrë e kaltër,
Automjeti Kombi,
Vetura Mercedes Benz dhe
Vetura Ford Mondeo , që të gjitha me targa Kosove.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit të nxjerra nga shikimi i vendngjarjes hetuesit rajonal të trafikut kanë ngritur dyshimin se aksidenti është shkaktuar në momentin kur vetura Nissani e cila ishte duke lëvizur në drejtimin Prishtinë - Ferizaj, me të arritur në vendin e aksidentit në hyrje të lagjes Veterniku, për arsye të cilat janë ende duke u hetuar nga hetuesit rajonal të trafikut, ka ndërruar shiritin nga ana e djathtë në të majtë duke goditur kështu automjetin Kombi VW, i cili ishte duke lëvizur në drejtimin e njëjtë Prishtinë - Ferizaj, me ç’ rast ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në kahen e kundër të rrugës duke u ndeshur me automjetin Mercedes dhe Ford Mondeo, të cilët atë moment ishin duke lëvizur në drejtimin Ferizaj – Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar rëndë:

B. Xhemajli 53 vjeç, mashkull, vozitës i veturës Nissani,
L. Rrustemi ? vjeç, mashkull, vozitës veturës Mercedes Benz,
I. Haziri ? vjeç, mashkull, pasagjer në veturën Mercedes Benz,
D . Bytyqi 32 vjeç, mashkull, vozitës i veturës Ford Mondeo,
B. Bytyqi 18 vjeç, femër, pasagjere në veturën Ford Mondeo,
V. Bytyqi 57 vjeç, femër, pasagjere në veturën Ford Mondeo.

Ndërkaq fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime I. Gashi 26 vjeç, mashkull, vozitës i automjetit Kombi.

Të gjithë personat e lënduar menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ku aktualisht gjendja e tyre shëndetësore vazhdon të jetë e rëndë, përderisa hetuesit rajonal të trafikut po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident i rëndë, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.


Burimi : | s.b & RTK |
Avatari i antarit
User

V | a G r a

Poste

14167

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Tetor 19, 2004 5:31 am

Vendodhja

Pr!sht!n

Re: [ KRONIK E ZEZ ] - Vdesin dy dhe lëndohen tre persona

nga V | a G r a » E Premte Janar 08, 2010 11:34 pm

Një 40 vjeçar në Gjakovë pas vrasjes bën vetëvrasje

Gjakovë, 8 janar 2010 -

Një i dyshuar rreth 40 vjeçar nga Gjakova, pasi ka vrarë një grua rreth moshës 36 vjeçare, po ashtu nga Gjakova para shtëpisë së saj, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Ai kishte lajmëruar policinë se është duke shkuar për t'u vetëdorëzuar. Në afërsi të Stacionit Policor të Gjakovës, dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë) ku edhe është gjetur trupi i pajetë i të dyshuarit. Pas verifikimit të informatës policia ka gjetur viktimën, të shtrirë para shtëpisë se saj pa shenja jete (të vdekur). Vdekjen në të dy rastet e ka konfirmuar mjeku i cili ka dalë në vendet e ngjarjes. Policia ka konfiskuar armën (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Më urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Burimi i Lajmit Bota-Sot
Avatari i antarit
User

V | a G r a

Poste

14167

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Tetor 19, 2004 5:31 am

Vendodhja

Pr!sht!n

Re: [ KRONIK E ZEZ ] - Vdesin dy dhe lëndohen tre persona

nga V | a G r a » E Premte Janar 08, 2010 11:35 pm

Policia zvicerane arreston trafikantë të drogës nga Kosova

Bernë, 8 janar -

Policia zvicerane ka njoftuar të ketë shpartalluar një rrjet të trafikantëve të heroinës, i cili besohet se në pesë muaj, ka bartur nga Kosova drejt Zvicrës 42 kilogramë drogë, të tipit heroinë. Katërmbëdhjetë trafikantë, përfshirë 13 shqiptarë dhe një shtetas austriak, me origjinë nga Kosova, u arrestuan së bashku me një shtetas spanjoll, njoftoi televizioni shtetëror i Zvicrës TSR. Policia tha se heroina ka ardhur nga qyteti i Pejës dhe se ajo ishte shitur në Lozanë, Cyrih dhe Neuchatel të Zvicrës. Gjatë çdo udhëtim, thuhet në raport, të dyshuarit kontrabandonin më shumë se 12 kilogramë drogë, ndërsa njëri prej tyre ishte i ngarkuar për mbledhjen e parave për bosët e operacionit, me seli në Kosovë.

Burimi i Lajmit Bota-Sot
no avatar
User

FARIS

Poste

1111

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Maj 31, 2005 9:35 pm

Re: [ KRONIK E ZEZ ] - Vdesin dy dhe lëndohen tre persona

nga FARIS » E Shtunë Janar 09, 2010 2:41 pm

V | a G r a shkroi:Një 40 vjeçar në Gjakovë pas vrasjes bën vetëvrasje

Gjakovë, 8 janar 2010 -

Një i dyshuar rreth 40 vjeçar nga Gjakova, pasi ka vrarë një grua rreth moshës 36 vjeçare, po ashtu nga Gjakova para shtëpisë së saj, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Ai kishte lajmëruar policinë se është duke shkuar për t'u vetëdorëzuar. Në afërsi të Stacionit Policor të Gjakovës, dyshohet se ka bërë vetëvrasje me armë zjarri (pistoletë) ku edhe është gjetur trupi i pajetë i të dyshuarit. Pas verifikimit të informatës policia ka gjetur viktimën, të shtrirë para shtëpisë se saj pa shenja jete (të vdekur). Vdekjen në të dy rastet e ka konfirmuar mjeku i cili ka dalë në vendet e ngjarjes. Policia ka konfiskuar armën (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra. Më urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Burimi i Lajmit Bota-Sot



Kjo eshte motra e deputetit Zef Morina, ky rast ka ndodh parembreme
Avatari i antarit
User

V | a G r a

Poste

14167

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Tetor 19, 2004 5:31 am

Vendodhja

Pr!sht!n

Re: [ KRONIK E ZEZ ] - Vdesin dy dhe lëndohen tre persona

nga V | a G r a » E Premte Janar 22, 2010 11:26 pm

Skenderaj: Nga zjarri vdes një fëmij

Një fëmijë i moshës 1 vjeçare i gjinisë femërore, ka humbur jetën si pasojë shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e familjes Hajdari në Kllodernicë të Skenderajt.
Rasti tragjik ndodhur të premten rreth orës 12 e 45 minuta, ka bërë të ditur policia.
Në vend ngjarje përveç policisë kanë reaguar edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zgjerimin e zjarrit, ndërsa është konfirmuar se një foshnje është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë.
“Në vend ngjarje kanë reaguar të gjitha njësitë përkatëse hetimore përfshirë prokurorin publik dhe ekspertët e mjekësisë ligjore”, ka bërë të ditur policia rajonale e Mitrovicës.
Ekspertë të pavarur për përcaktimin e shkaktarit të zjarrit kanë dalë në vend ngjarje gjithashtu dhe siç raporton policia pritet që ekzaminimin e vendit të ngjarjes në kërkim të shkaktarit të zjarrit ta kryejë edhe një njësi e specializuar nga KEK-u Prishtinë.
Trupi i pajetë e foshnjës, me autorizim të prokurorit publik është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi.
Ende nuk dihet për shkaktarin e zjarrit, ndërsa autoritetet e Skenderajt kanë intervenuar për të strehuar familjen Hajdari, e cila është përballur me pasojat e zjarrit.

Burimi i Lajmit RTV21

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 3 vizitorë

Powered by phpBB ® | phpBB3 Style by KomiDesign