Arkiva e temave te forumit
Avatari i antarit
User

Cyber^Stella

Poste

213

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Shkurt 06, 2005 11:41 pm

Vendodhja

F E R I Z A J

Lufta kunder alkoolit, duhanit, droges

nga Cyber^Stella » E Martë Shkurt 08, 2005 10:41 pm

citoj:
Nder problemet e tjera të ruajtjes e normalizimit të jetës seksuale, futet edhe lufta kunder alkolit, duhanit, droges etj, të cilat e dëmtojnë deri në shkatërrim pasionin seksual normal, seksualitetin dhe jetën seksuale.
Sipas disa studimeve del se alkoli ndikon negativisht mbi seskualitetin dhe jeten seksuale normale duke dëmtuar ereksionin dhe pasionin seksual deri në impotence të plotë, madje që në mosha e reja. Alkoolizmi kronik çon dhe në sterilitet. Sipas një studiuesi të huaj rreth 50% e rasteve të sterilitetit janë pasojë e dëmtimit të spermatozoidëve nga alkolizmi kronik. Alkoolizmi shkakton mbipeshë, dhjamosje, shëmtime fizike dhe zbehje të dëshirave seksuale. Pasioni për alkol, përvec varfërisë ekonomike e mossukseseve në punë e profesion sjell edhe sëmundje. Njerëz të aftë e me shumë talent shpesh humbasin nga ndikimi i të pirit. Si rezultat i përdorimit kronik të alkolit fillojnë në organizëm crregullimet nervore e psikike. Dehja ndikon në mënyrë të dëmshme mbi gjendrat seksuale dhe mbi qelizat e embrionit. Prandaj nga prindër që pinë mund të lindin fëmijë me të meta fizike ose mendore e që mund të vuajnë nga idiotizmi, epilepsia ose sëmundje të tjera nervore e spikike.
Në jetën e përditshme ekziston akoma mendimi i gabuar mbi dobinë e birrës, prandaj shpesh atë e pinë edhe fëmijët ose gratë që ushqejnë foshnjat me gji. Mirëpo edhe birra ka alkool, ndonëse në doza më të vogla dhe nqse përdoret shpesh, ajo mund të bëhet zakon dhe çon në alkolizëm. Alkooli ndikon negativisht në të gjitha organet e organizmit.
Përdorimi i tepruar i alkolit këto vitet e fundit në shumë vende të botës po shikohet si një e keqe e madhe shoqërore. Nën ndikimin e alkolit lihen në harrese parimet morale, etike, lindin konflikte në familje e jashtë saj dhe vazhdimisht shtohen crregullimet neuropsikike etj. Humbja e vetkontrolit nën ndikimin e alkolit con në romantizëm euforik ose në marrëdhënie mendjelehta në çëshjet e seksit, me pasoja shpesh të rënda, sidomos për femrën.
“..Nuk mbaj mend se ku e kalova natën e parë të “marteses” me burrin prej të cilit kërkoj ndarje, megjithëse kemi një fëmijë, - shkruan në kërkesën drejtuar gjykatës për divorc e reja Zh….. Atë njeri unë qysh në fillim nuk e dashuroja, por u detyrova ta pranoj martesën vetëm sepse kisha mbetur shtatzanë me të. Kjo ndodhi pas një mbrëmjeje të gëzuar në të cilën pimë shumë. Mbaj mend se pas mbrëmjes ai më lutej me fjalë të embla që të shkoja tek ai duke mu betuar se do më donte shume për tërë jetën. Mua mu duk se po humbisja një rast të mirë dhe pranova. Nuk isha në gjendje të gjykoj për pasojat… tani ai më tradhëton, pi dhe më keqtrajton. Dhe une se duroj dot më.!…”

Pijanecët asnjëherë nuk e ndiejnë atë gjendje shpirtërore të lartë e frymëzuese që i jep njeriut dashuria.

Të dhënat klinike më të fundit të OMS-it tregojnë se nuk janë të pakta rastet kur përdorimi i terpuar i alkolit shpie në impotencë të plotë seksuale. Mbi dëmin e alkoolit në sferën e seksit Imielinski dallon 4 faza.
(vazhdon)
Avatari i antarit
User

MaEsttr.0

Poste

2260

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Shtunë Janar 17, 2004 1:16 pm

Vendodhja

n'Pentagram !

nga MaEsttr.0 » E Martë Shkurt 08, 2005 11:13 pm

jaaa moo as menja spom shkojka me pi :shsmile:
Avatari i antarit
User

Cyber^Stella

Poste

213

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Shkurt 06, 2005 11:41 pm

Vendodhja

F E R I Z A J

nga Cyber^Stella » E Mërkurë Shkurt 09, 2005 5:59 pm

eyy njerz a po pritoni me lexuu A? lexoni se shum me rendesii ooo per rinin ton
Avatari i antarit
User

Artan

Grada

Administrator

Poste

4357

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Mërkurë Dhjetor 17, 2003 12:52 am

Vendodhja

RockSonte.com

nga Artan » E Mërkurë Shkurt 09, 2005 6:27 pm

ahahhahahaha mir masi pe din

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 4 vizitorë

Powered by phpBB ® | phpBB3 Style by KomiDesign