Avatari i antarit
User

Sitting Bull

Poste

2624

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Hënë Korrik 02, 2007 11:09 pm

Vendodhja

Gjilan

Drogat Psikoaktive

nga Sitting Bull » E Mërkurë Korrik 09, 2008 10:47 pm

Drogat Psikoaktive

Drogë është qdo substancë e huaj kimike që ndryshon funksionimin e një sistemi biologjik. Shumë substance mundë të shërbejnë si droga, përfshirë qetësuesit e dhimbjeve, alkoolin, nikotinën, kafeinën, antibiotikët, drogat klinike, dhe drogat e paligjshme psikoatktive. Një drogë psikoatktive shkakton n dryshime të sjelljes e njohjes, duke modifikuar vetëdijen e ndërgjegjëshme.

Psikofarmokologjia është shkenca që studion ndikimet e drogave psikoaktive te sjellja dhe njohja. Disa droga psikoaktive, si alkooli, nikotina dhe opiumi janë konsumuar për shekuj me radhë. Të tjera si qetësuesit, janë product I hulumtimeve mjekësore të kohëve të fundit. Të tjera si LSD-ja dhe PCP-ja janë shfaqur në tregun e paligjshëm në këto dekadat e fundit. Sic u tregua dhe më parë, njerëzit, kanë qenë gjithmonë të interesuar për të krijuar gjendjet e ndryshuara të ndërgjegjes nëpërmjet drogave.
Nga përdorimi I përsëritur I një droge, një njeri mmund të bëhet I varur psikologjikisht dhe fiziologjikisht prej saj. Tek një person është shfaur varësia psikologjike kur ai e dëshiron fort një drogë ndonëse ajo shpesh lidhet me të mësuarit se efekti I drogës është I këndshëm ose I efektshëm për të ndihmuar në përballimin e problemeve. Disa droga shkaktojnë varësi fizike, një gjendje kjo në të cilën trupi I përdoruesit të rregullt bëhet biokimikisht I varur nga drogat.

Varësia fizike karakterizohet nga duresa dhe tërheqja. Përdorimi I zakonshëm I disa drogave qon në duresë, në të cilën kërkohen doza gjithnjjë e më të mëdha të drogës për të prodhuar të njejtin efekt. Në rast se personi I varur prej drogës e ndërpret përdorimin e saj, ai do të përjetoj simptomat e tërheqjes, që janë reagime fizike shumë të pakëndëshme. P.sh me Heroinë simptomat e tërheqjes përfshijnë: vjellje, diarre, humbje oreksi, ankth, djersitje; me alkoolin ato mund të përfshijnë të përziera, pagjumësi dhe nganjëherë halucinacione dhe kriza. Në këtë pjesë ne do të shqyrtojmë tipat kryesorë të drogave psikoaktive. Këto zkonisht ndahen ne pesë kategori, bazuar në atë se si ndikojnë ato te sjellja, dhe përfshijnë depresantët, opiatet, stimuluesit, psikedeliket deh drogat antipsikotike.

Depresantët

Depresantët (ose hipnotikët-qetësues) janë droga me veprim në sistemin nervor qëndror, që kanë një efekt qetësues, ose gjumëdhënës. Grupi I përgjithshëm përmbledh alkoolin, anestezikët (si p.sh, eteri), barbituratet, drogat kundër ankthit, dhe qetësuesit (sic janë Libriumi dhe Valiumi). Në sasi të vogla, depresantët prodhojnë efekte qetësuese. Në doza të mëdha, atom und të japin gjumë dhe, në doza akoma më të mëdha, gjendje kome dhe vdekje.
Është e rëndësishme të theksohet se depresantët japin efekte shtesë. Kështu, në rast se poërdorni barbituratet dhe gjithashtu pini alkool, ju do të përgjumeni tej mase . Të gjithë depresantët prodhojnë ndjenja eksitimi kur jepen në doza shumë të vogla, sepse ato ndikojnë te sinapset frenuese, para atyre eksituese, në tru.

Alkoolo është droga depresante që sot përdoret më shpesh. Në kultura të ndryshme në te gjithë botën, alkooli etilik pranohet gjerësisht si një intoksikant I ligjshëm. Ndërkohë që ai ndryshon gjerësisht në përqëndrimin, nga më pak se 6% te birra deri ne 50% në pijet e forta. Ajo që ka rëndësi është sasia absolute në rrymën e gjakut. Alkooli kalon shpejt ne rrymën e gjakut prej stomakut dhe zorrëve, pastaj metabolizohet në mëlqi, ku kthehet në dioksid karboni dhe ujë
Alkooli ndikon te individët në mënyra të ndryshme, në varësi të personalitetit dhe trashëgimisë…

Barbituratet . barbituratet janë droga që mund të përdoren për qetësim të lëhtë (amobarbital) anestezi (metoheksitali), dhe për trajtimin e pagjumësisë (Nembutal ose Sekonal), ose ankthi (Fenobarbitali). Ata shtensionojnë muskujt, prodhojnë një gjendje euforie, dhe me shtimin e dozave, gjumë. Kërkimet shkencore tregojne se barbituratet veprojne te neropinefrina neutransmetuese e zgjimit…Ato shkaktojne varësi të madhe ndaj tyre, duke zhvilluar te përdoruesit si varësi fizike ashtu edhe duresë. Mbidoza e barbiturateve mund të qojnë ne koma ose vdekje

Qetësuesit kundërankth. Benzodiazepima, kloridiazepoksidi (libriumi) doli për herë të parë në treg më 1960. libriumi dhe Valiumi (diazepani) janë ndër drogat e këshilluara më gjerësisht në SHBA për tu përdorur si qetësues të lehtë kundërankth, të dobishëm në trajnimin e ankthit, presionit psikologjik, dhe, ndonjëherë pagjumësisë. Mbipërdorimi I këtyre drogave depresante mund të japë simptoma si qorientimi dhe agresiviteti. Efektet shtesë të benzodiazepinave dhe alkoolit janë qrregullimet e rënda të koordinimit pamor dhe motor, të nevojshëm për ngarjen e automjeteve.

Opiatet

Termat Opiatet ose analgjezikët përdoret për drogat, efekti I të cilave në trup është I ngjashëm me atë të morfinës, përbërësit anelgjezik (lehtësues dhimbjeje) që është derivate I bimës së hashashit. Opiatet përfshijnë droga që gjenden në natyrë si Kodeinën, Morfinën dhe Heroinën si dhe droga sintetike si metadonin, Darvonin dhe Demerolin. Metadoni është përdorur për të trajtuar varësinë nga morfina. Përdorimet mjekësore të narkotikëve përfshijnë lehtësimin e dhimbjeve trajtimin e diarreve dhe zbutjen e kollës.

Heroina dhe opiatet tjera që përdoren në mënyrë të paligjshme mund të prodhojnë një ndjesi euforie të këndëshme dhe mirëqenjeje dhe mund ta ulin dukshëm interesin seksual. Sidoqoftë te përdoruesi zhvillohet me shpejtesi duresa dhe varësia dhe ai duhet të marrë sasira gjithmonë e më të mëdha për të arritur të njëjtën ndjenjë. Varësia nga heroina qon shpesh në sjellje kriminale, sepse I droguari ka nevojë për sasi të mëdha parash për të vazhduar të blejë drogë në sasinë e mjaftueshme për të vazhduar vesin.


Stimuluesit

Stimuluesit janë droga që rritin veprimtarinë e ssistemit nervor qëndror dhe shpejtësinë e sjelljeve dhe krijojnë ndjenja të syhaptësisë madje edhe të euforisë. Ata mund të ndihmojnë të rrimë zgjuar kur është e nevojshme, por shpesh zhvillohet një cikël nxitje-rënje, që krijon efekte të përgjithshme negative. Stimuluesit përfshijnë droga të zakonshme si kafeinën dhe nikotinën, dhe droga më të fuqishme si amfetaminën dhe Kokainën..

Te stimulantët un më shum do të ndalem te kokaina, pasi per nikotinën e kofeinën besoj se dini mjaft…

Kokaina

Kokaina është një stimulus I fuqishëm që nxirret nga gjethet e bimës amerikano-jogore të Kokas. Kokaina u identifikua si përbërës aktiv në gjethet e kokas më 1844. nga fundi I shek XIX, ajo përdorej shpesh në mjekësi dhe shumë njerëz pretendonin se ajo kishte efekte të mëdha të dobishme, përfshirë edhe Zigmund Freud që e përdorte atë për tu lehtësuar nga gjendja e rënë shpirtërore. Ndonëse reklamat e kohëve te fundit të coca-colës nuk përmbanë kokainë që më 1906, kur bota mjeksore gjykoi se ajo nuk ishte aq e dobishme sa n ë fillim.
Mënyra më e përhapur për marrjen e kokainës është nëpërmjet thithjes së saj nga hunda me anë të një kallmi të vogël. Ajo gjithashtu mund të gëlltitet, injektohet ose asaj mund ti thithet tymi. Një formë e fortë e saj, e paraqitur kohët e fundit, paraqitet në copëza dhe pihet me llullë. Kjo formë bëhet duke përzier sodë buke dhe ujë me formën kristaline të kokainës dhe duke e nxehur atë. Kjo lloj kokaine është përhapu mjaft vitet e fundit sepse është relativisht e lirë dhe e jep efektin me shpejtësi.
Kokaina prodhon efekte stimuluese të ngjashme me ato të amfitaminave. Ajo shton rrahjet e zemrës dhe frymarrjen, sjell zmadhim të bebeve të syrit dhe ngushton enët e gjakut. Kokaina është një anestezik local I efektshëm sepse mpin mbaresat nervore me të cilat bie në kontakt. Nga ana psikologjike, kokaina shkakton një gjendje të shtuar të syhaptësisë,, një ndjenjë energjie dhe një sens të përgjithshëm euforie. Efektet anësore përfshijnë djesitjen, ankthin, nervozizmin, dhe halucinacionet e rastit. Ndryshe nga amfimetaminat, efekti I kokainës zgjatë për një kohë të shkurtër, shpesh vetëm disa minuta, pastaj shfaqen simptomat e tërheqjes, duke përfshirë një dëshirë për më shumë drogë dhe rënia shpirtërore. Si amfimetaminat, kokaina e jep efektin e saj duke shtuar përdorimin e norepinefrinës neurotransmetuese në sistemin nervor qendror.



Drogat psikedelike dhe Mariuana

Ktu do të përqëndrohem vetëm te Mariuana…..
Mariuana. Është një drogë e lashtë dhe ende shumë me popullaritet. Të dhënat për efektet e mariuanës datojnë që rreth vitit 2700 p.e.s Bima Cannabis Sativa rritet anemban botës, veqanarisht në rajonet tropikale. Mariuana është një përzierja e gjetheve dhe luleve të bimës Cannabis; përbërësi I saj aktiv është THC-ja (delta-9-tetrahidrokanabinoli). Mariuana përmbanë një dozë relativisht të ulet të HTC-së, ndërsa hashashi është shum më I fuqishëm. Njerëzit që përdorin matiuanë veprojnë kështë për një numër arsyesh. Disa bojnë se, ajo shton vetëdijen dhe krijueshmërinë e tyre, ndërsa të tjerët e përdorin atë me shokë për të shtuar ndjenjën e shoqërisë dhe ngrohtësisë. Disa njerëz e përdorin sepse janë kurioz, ose sepse shpresojnë se do t`I ndihmojë të shpëtojnë problemet që kanë. Efektet më të zakonshme psikologjike të mariuanës përfshijnë një ndjesi mirëqenjeje, ndjenja shtensionimi dhe lumturie, një përceptim të ndryshuar të kohës dhe hapësirës si dhe një vetëdije të gjallë të ndijimeve. Disa hulumtime kanë treguar se nga doza të kufizuara të mariuanës, te njerëzit e eksperimentuar ne mjedise laboratorike, shfqet një dobësim I kujtesës afatshkurtër dhe I aftësisë për mendim kompleks doza më të mëdha qojnë në konfuzion, halucinacione, dhe ndjenja paniku…
Efektet e mariuanës duket se janë mjaftë subjective, individuale dhe të varura nga trashëgimia e përdoruesit. Kur përdoret në mjedise shoqërore, efektet e saj mund të përshkruheshin si ndryshuese të lehta të humorit. Përdorimi I mariuanës nuk ka treguar se zhvillon varësinë fizike, por është vënë re duresa ndaj drogës. Janë bërë shum pohime pro dhe kundër mariuanës; konfirmimi I këtyre pohimeve duhet të presë për hulumtime të mëtejshme……
Avatari i antarit
User

Voodoo Child

Poste

3808

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Hënë Janar 01, 2007 7:25 pm

Vendodhja

woodstock

Re: Drogat Psikoaktive

nga Voodoo Child » E Mërkurë Korrik 09, 2008 11:26 pm

une kom lexu edhe e kom ni artikull qe mariuhana hyn ne mesin e drogave halucilogjene
Avatari i antarit
User

logic

Poste

2862

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Nëntor 09, 2004 9:00 am

Vendodhja

aty-ktu

Re: Drogat Psikoaktive

nga logic » E Enjte Korrik 10, 2008 11:01 am

op ka llafe qe mari o halucino-provokative :P

THC
Avatari i antarit
User

VenoM

Poste

1469

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Janar 01, 2006 3:50 am

Re: Drogat Psikoaktive

nga VenoM » E Premte Korrik 11, 2008 2:29 am

logic shkroi:op ka llafe qe mari o halucino-provokative :P

THC

fine said.

sub.kimike psikoaktive THC (delta-9 tetrahydrocannabinol).

edit: tema e ka venin te mjeksia a najkah ;p
Avatari i antarit
User

kresha7

Poste

1541

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Shtunë Maj 26, 2007 6:36 pm

Vendodhja

Somewhere else then you !!

Re: Drogat Psikoaktive

nga kresha7 » E Premte Korrik 11, 2008 4:07 am

Voodoo Child shkroi:une kom lexu edhe e kom ni artikull qe mariuhana hyn ne mesin e drogave halucilogjene

po mire e ki qashtu eshte nfakt shumica e tyre hin si droga halucilogjene
sepse shkaktojn lirimin e endofineve ne tru edhe derja e tepruar e tyre shkakon qe truri stimmulohet teper dhe tani per pasoj jan haluninacionet valla merzi e kam qit fjal ehheheh
Avatari i antarit
User

VenoM

Poste

1469

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Janar 01, 2006 3:50 am

Re: Drogat Psikoaktive

nga VenoM » E Premte Korrik 11, 2008 10:52 am

palidhje.
Modifikimi i fundit nga VenoM më E Premte Korrik 11, 2008 4:00 pm, modifikuar 1 herë ne total.
Avatari i antarit
User

AciDiuS

Grada

Moderator

Poste

8238

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Mërkurë Mars 09, 2005 4:11 pm

Vendodhja

Free on Universe

Re: Drogat Psikoaktive

nga AciDiuS » E Shtunë Korrik 12, 2008 8:02 am

logic shkroi:op ka llafe qe mari o halucino-provokative :P

THC




jo qe ka llafe po me garancion e ki :P
Avatari i antarit
User

megalomaniac

Poste

61

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Hënë Dhjetor 03, 2007 11:45 pm

Vendodhja

Ferizaj City

Re: Drogat Psikoaktive

nga megalomaniac » E Shtunë Korrik 12, 2008 10:38 am

hej njerz a din mem kallxu dikush per ni lloj te kepurdhave qe kom ni, po permbajshin ni lloj droge, edhe si pasoj e perdorimit te tyre ishin halucinacionet e shumta. nese di dikush ma teper le te postoj....

Me te mira......
Avatari i antarit
User

kresha7

Poste

1541

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Shtunë Maj 26, 2007 6:36 pm

Vendodhja

Somewhere else then you !!

Re: Drogat Psikoaktive

nga kresha7 » E Shtunë Korrik 12, 2008 6:20 pm

megalomaniac shkroi:hej njerz a din mem kallxu dikush per ni lloj te kepurdhave qe kom ni, po permbajshin ni lloj droge, edhe si pasoj e perdorimit te tyre ishin halucinacionet e shumta. nese di dikush ma teper le te postoj....

Me te mira......

E di qe 1 lloj eshte Magic Mushrooms apo Psilocybin
Avatari i antarit
User

logic

Poste

2862

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Nëntor 09, 2004 9:00 am

Vendodhja

aty-ktu

Re: Drogat Psikoaktive

nga logic » E Mërkurë Korrik 16, 2008 2:54 pm

megalomaniac shkroi:hej njerz a din mem kallxu dikush per ni lloj te kepurdhave qe kom ni, po permbajshin ni lloj droge, edhe si pasoj e perdorimit te tyre ishin halucinacionet e shumta. nese di dikush ma teper le te postoj....

Me te mira......


@megalo
Amanita Muscaria

@acidius ap, tema qe nuk folen zakonisht n'veten e par njejes :D haauehueh
Avatari i antarit
User

V | a G r a

Poste

14167

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Tetor 19, 2004 5:31 am

Vendodhja

Pr!sht!n

Re: Drogat Psikoaktive

nga V | a G r a » E Mërkurë Korrik 16, 2008 8:54 pm

megalomaniac shkroi:hej njerz a din mem kallxu dikush per ni lloj te kepurdhave qe kom ni, po permbajshin ni lloj droge, edhe si pasoj e perdorimit te tyre ishin halucinacionet e shumta. nese di dikush ma teper le te postoj....

Me te mira......


Imazh

Kjo osht

The quintessential image of an hallucinogenic ‘toadstool’, with it’s red cap and white spots. This fungus is native to birch, pine, spruce, fir and cedar woodlands throughout the temperate and boreal regions of the Northern Hemisphere. These mushrooms were widely used as a hallucinogenic drug by many of the indigenous peoples of Siberia. In western Siberia, the use of A. muscaria was restricted to shamans, who used it as an alternate method of achieving a trance state. In the east, A. muscaria was used by both shamans and common people alike, recreationally as well as religiously. Unlike the hallucinogenic mushrooms of the Psilocybe, Amanita muscaria has been rarely consumed recreationally in modern times. Depending on habitat and the amount ingested per body weight, effects can range from nausea and twitching to drowsiness, auditory and visual distortions, mood changes, euphoria, relaxation, and loss of equilibrium. Amnesia frequently results following recovery.
Avatari i antarit
User

Hosefinë

Grada

Moderator

Poste

2380

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Hënë Tetor 30, 2006 3:54 pm

Vendodhja

World

Re: Drogat Psikoaktive

nga Hosefinë » E Mërkurë Korrik 16, 2008 10:48 pm

hajt folna pak per lepak
Avatari i antarit
User

logic

Poste

2862

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Martë Nëntor 09, 2004 9:00 am

Vendodhja

aty-ktu

Re: Drogat Psikoaktive

nga logic » E Enjte Korrik 17, 2008 8:41 am

lepaki ngjet :D
Avatari i antarit
User

dakk!

Poste

310

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Tetor 21, 2007 11:22 pm

Vendodhja

ne ledin

Re: Drogat Psikoaktive

nga dakk! » E Enjte Korrik 17, 2008 2:45 pm

droga o sen intim
Avatari i antarit
User

pocki

Poste

1174

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Hënë Maj 28, 2007 12:58 am

Vendodhja

utopia

Re: Drogat Psikoaktive

nga pocki » E Enjte Korrik 17, 2008 3:40 pm

tash pe di pse sigmund freud i ka pas mendimet e kthejllta si kristali : P

Përpara

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 0 vizitorë

Powered by phpBB ® | phpBB3 Style by KomiDesign
cron