Diskutoni per letersi, tregoni poezi, diskutoni ato...
Avatari i antarit
User

Muki

Poste

5503

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Enjte Tetor 06, 2005 10:38 pm

Vendodhja

Mitrovicë

Për dëshmoren nga Gjakova:Yllka Domi

nga Muki » E Mërkurë Shkurt 15, 2006 10:07 pm

FLUTURIMI I FUNDIT ME DALLËNDYSHET

Fluturimi i fundit me dallëndyshet
nuk ishte i fundit,
por ishte Dëshira
për Dashurinë
për Bukurinë
për Lirinë e Kosovës…

Yllka e Gjakovës,
mos u shqetëso
Zoti lutjen e pranoi,
Pëllumbesha jonë,
për çupërinë
për djelmërinë e Kosovës…

Amaneti, Lotët,
Dashuria e Amshuar,
Kënga e Pranverës,
Liria, Lumturia, Malli,
janë kristale që nuk thyhen…

Nuk thyhet Dashuria,
Nuk thyhet Afrimi,
Nuk thyhet as Kosova
Përderisa jemi afër Zotit…

Përderisa jemi afër Zotit,
Fluturimi fundit
me dallëndyshet na pret
në tjetrën jetë,
sikur që je ti, vetë,
në Xhennet…

(Shënim: Yllka Domi u lind me 18 gusht 1982, në Gjakovë.
U vra me 7 maj 1999, në Gjakovë, nga forcat serbe. Trupi
i saj , sikur i mijërave të tjerëve, u mbajt peng në gropa të
Sërbisë. U rivarros me ceremoni fetare, bashkë me dhjetë
bij të Gjakovës, me 23 dhjetor 2OO3, në kodrën e Cabratit
të Gjakovës.Yllka Domi ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme, ishte
besimtare, recituese e dalluar dhe valltare. Kishte prirje për
poezi…Ishte çikë për hasret, bija e vetme e Dashurije dhe Afrim
Domit, ish-kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës)
Avatari i antarit
User

TuTa

Poste

5244

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Shtunë Janar 08, 2005 10:23 pm

Vendodhja

somewhere out there is my life. . .destination unknown

nga TuTa » E Enjte Shkurt 16, 2006 5:25 pm

Fjala ngushëllim shpesh nuk e ka peshën e duhur të cilën e kërkon momenti!
Por.. kjo fjalë përdoret gjithënjë në këso rastesh, prandaj ngushëllime... familjes,e miqve...mas disa vitevee..
ne njefare menyre Yllka nuk o nda fare nga na,familja e shoqnija..derisa te egzistojne kujtimet shpresa,deshira,dashuria,lumturia gezimi,hidherimi, egzistonn edhe yllka mes neve...une keshtu mendoj se na duhet me jetu per vetii,per ata qe ke prane dhe per ata qe na kane lane...

Tani dua që për të gjithë ata që e kanë përjetuar dhembjen e ndarjës të shkruaj atë që më flen në zemër:
Jeta është një gotë e mbushur me helm, dhe ajo gotë sa më gjatë të jetojmë, mbushet më shumë, prandaj edhe me kalimin e viteve pjesa e hidhur e jetës bëhet më e shumët se ajo e ëmbëla!!! Por, njeriu me kalimin e këtyre viteve, kalitete, forcohet dhe në një mënyrë mësohet me hallet dhe dhembjet e jetës.
Më ngjanë se jeta ka dy gota (njëra e hidhur, më e madhe, dhe tjetra e embël dhe më e vogël), të cilat çdo ditë e mbushin jetën tonë. Me qenëse në rini këtë gotën e ëmbël e konsumojë më shumë, për pjesën e mbetur të jetës na mbetet ta konsumojmë vetëm pjesën e hidhur!! Por qfarë të bëjme, jeta është e tillë,nuk ndryshohet dot...



Yllka ka mu konn gjethmone n'zerat tonaa !!!
Avatari i antarit
User

Dark_Light

Poste

412

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Nëntor 13, 2005 4:35 pm

Vendodhja

Nen Hije

nga Dark_Light » E Enjte Shkurt 16, 2006 5:33 pm

Njerzit e mir nuk Vdesin kurr ata jetoj gjithmon ne zemrat tona..
Avatari i antarit
User

andromeda_rock

Poste

8528

Likes: 0 post
Liked in: 0 post
Antarësuar

E Djelë Shtator 04, 2005 3:50 pm

Vendodhja

Edinburgh

nga andromeda_rock » E Enjte Shkurt 16, 2006 5:47 pm

Dark_Light shkroi:Njerzit e mir nuk Vdesin kurr ata jetoj gjithmon ne zemrat tona..



:arrow:
gjaku i njerzve te mir asht gjaku qe ushqen shpirtin dhe idealin ton kombtar .!.



Le te prehet ne paqe .!.

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 5 vizitorë

Powered by phpBB ® | phpBB3 Style by KomiDesign
cron